Health & Beauty

Vaksinë kundër kancerit të mushkërive?! Flasin shkencëtarët!

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe po zhvillojnë një vaksinë kundër kancerit të mushkërive. Studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar i janë dhënë 1.98 milionë euro për të zhvilluar një vaksinë kundër kancerit të mushkërive. Vaksina “LungVax” që ata synojnë ta zhvillojnë do të jetë vaksina e parë në botë kundër kancerit të mushkërive tek njerëzit në rrezik për ta zhvilluar atë.

Teknologjia për vaksinën e re do të jetë e ngjashme me atë që u përdor për vaksinën Oxford/AstraZeneca kundër COVID-19. Financimi do të vijë nga Cancer Research UK dhe CRIS Cancer Foundation. Profesori Tim Elliott, drejtuesi i hulumtimit për projektin LungVax tha se:

Kanceri është një sëmundje e trupit tonë dhe është e vështirë për sistemin imunitar të bëjë dallimin midis asaj që është normale dhe asaj që është kancer. Të bësh sistemin imunitar të njohë dhe sulmojë kancerin është një nga sfidat më të mëdha në kërkimin e kancerit sot. Nëse ne mund të përsërisim llojin e suksesit gjatë testimeve në kohën e pandemisë, ne mund të shpëtojmë jetën e dhjetëra mijëra njerëzve çdo vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkaq, pothuajse 80% e mjekëve në mbarë botën gabimisht besojnë se nikotina shkakton kancer të mushkërive. Kjo sipas një sondazhi të kryer midis 15,000 mjekëve nga 11 vende. Një shumicë e konsiderueshme e mjekëve në mbarë botën ia atribuojnë gabimisht nikotinës efektet negative shëndetësore të pirjes së duhanit.

Edhe pse 78% e mjekëve të anketuar nga Kina, Gjermania, Greqia, India, Indonezia, Izraeli, Italia, Japonia, Afrika e Jugut, Britania e Madhe dhe SHBA, të paktën pjesërisht u pajtuan me pohimin se te pacientët e rritur, pjesa më e madhe e dëmit të shkaktuar nga pirja e duhanit vjen nga djegia e duhanit dhe jo nga vetë nikotina. Mesatarisht 73% e mjekëve janë pjesërisht dakord që nikotina shkakton kancer të mushkërive.