Celebrities Gossip Showbiz

Vajza, mos u bëni ziliqare…/Demi Moore “çmend” rrjetin me këto foto!

Aktorja e njohur Demi Moore vazhdon të na mrekullojë me fizikun e saj. Së fundmi me anë të një fotoje të postuar në Instagram e veshur me bikini leopard ajo ka ‘çmendur’ rrjetin. Ylli hollivudian, është shfaqur teksa bën banjo dielli, e shtrirë në mënyrë sensuale në një divan, me qenin e saj në gjoks. Ndjekësit e kanë komplimentuar menjëherë, të cilët vlerësuan bukurinë e saj natyrale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Demi Moore (@demimoore)

Moore është shumë aktive në rrjetet sociale dhe pëlqen të postojë vazhdimisht foto të sajën. Ylli i filmave të paharrueshëm si “Ghost”, “Private Jane” dhe “Striptease”, së shpejti do të bëhet edhe gjyshe, sepse vajza e saj Rumer, që ka me Bruce Willis, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Rikujtojmë, se në qershor të vitit të kaluar, aktorja zyrtarizoi lidhjen e saj me 46-vjeçarin Daniel Humm, shefi i famshëm zviceran i restorantit “Eleven Madison Park” në Nju Jork. Të dy ata i bashkonte edhe pasioni për ushqimin vegan.

Rikujtojmë, se Demi ka qenë më parë e lidhur me Masha Mandzuka, Sean Friday, Oliver Whitcomb dhe Leonardo DiCaprio. Ajo ka qenë e martuar me Ashton Kutcher nga 2005 deri në 2013. Demi ka qenë gjithashtu e martuar më parë me aktorin Bruce Willis nga viti 1987 deri në vitin 2000. Ata kanë së bashku vajzat Rumer, Tallulah dhe Scout. Sjellim në vëmendje se së fundmi Moore ka folur në një intervistë për përvojën e saj jetësore, ngjarjet traumatike që përjetoi gjatë fëmijërisë, si edhe për martesën me Ashton Kutcher.