Shumë më përpara se një vajzë të lidhë kurorë ajo ëndërron për fustanin e bardhë apo për unazën që do të mbajë në gisht. Mundësitë janë të shumta, modelet, prerjet dhe gurët e çmuar. Me siguri jeni kurioze të zbuloni domethënienb që kanë gurët specifikë në unazën tuaj. Diamanti nëse nuk e dini është simboli i pastërtisë. Gurë të tjerë të çmuar mund të montohen bashkë me diamantin apo më vete.
Rubini, guri i mrekullueshëm oriental është simbol i dashurisë reciproke. Safiri është simbol i mençurisë dhe paqes shpirtërore. Smeraldi, guri i të dashuruarve tek Egjiptianët simbolizon dashurinë e sinqertë. Në unazë mund të vihen edhe gurë gjysmë të çmuar si agati, ametisti, topazi apo lapis-lazuli. Perla është shenjë e sofistikimit. Nëse vajza është e ëmbël dhe romantike, guri i duhur është safiri.
Nëse është e pasionante dhe energjike dhurojini një unazë me rubin. Nëse është e mistershme dhe e vështirë për të ditur se çfarë ka në mendje, zgjidhni smeraldin. Ndërkaq, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një unaze fejese, është e vështirë të dini se nga të filloni. Disa mund të dëshirojnë të shkojnë për një pjesë spektakolare, për të tjerët ka të bëjë me gjetjen e një dizajni unik dhe me kuptim për këtë moment.
Pavarësisht nëse jeni fejuar rishtazi, kërkoni frymëzim së bashku ose dëshironi t’i jepni një sugjerim të dashurit tuaj që të shtrojë pyetjen këtë vit apo tjetrin, është gjithmonë më mirë të jeni të përgatitur dhe të bëni kërkimin tuaj në mënyrë që të keni besim se keni gjetur unazën perfekte për ju. Zbuloni në këtë link tendencat kryesore të unazave të fejesës që duhen t’i keni parasysh për vitin 2023.