Hulumtimet kanë treguar se meshkujt e moshës së mesme kanë tre herë rrezik më të madh për vdekje nëse qortohen vazhdimisht nga gratë e tyre. Hulumtimi i kryer në Danimarkë përfshinte 9,857 burra dhe gra të moshës 36 deri në 52 vjeç, ku zbuluan se shkalla e vdekshmërisë ishte rritur te burrat në marrëdhënie ose martesa kur kishte konflikte të shpeshta të shkaktuara nga gratë.
Në fakt, 315 prej tyre ndërruan jetë nga stresi si shkak i konflikteve me partneret e tyre. Gjithashtu, për shkak të jetës së pakënaqshme së bashku, hulumtimi ka treguar se te meshkujt e moshës mesatare ka tre herë rrezik më të madh për vdekje. Burrat, ndryshe nga gratë, kanë më pak njerëz me të cilët mund të ndajnë shqetësimet e tyre.
Bisedat intime mund t’i ndajnë vetëm me pak miq ose familjar dhe ka të tjerë që nuk flasin fare. Kur ka një sherr mes partnerëve, burrat janë ata që zakonisht bëhen më depresivë dhe kjo sigurisht ndikon për keq edhe në shëndetin e tyre. Sigurisht që nuk është e lehtë të mbash dashurinë e “ndezur” pas një lidhjeje shumë të gjatë por edhe ka një çelës suksesi. Këta çifte duket se kanë pranuar konceptin e mirëkuptimit në marrëdhënie.
Ata dinë t’i komunikojnë problemet e tyre pa e bërë njëri-tjetrin të ndihen të zhgënjyer apo në mënyrë të panevojshme në faj ose në siklet. Çiftet që arrijnë të mbajnë një marrëdhënie të suksesshme afatgjatë me siguri kanë disa zakone që i ndihmojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, pavarësisht gjithçkaje. Jeni kurizë për këtë zakone?! Zbulojini duke klikuar në këtë link.