Eve Jobs ndoshta shumë prej jush nuk e njihni, por ajo është vajza më e vogël e krijuesit të “Apple”, Steve Jobs. Tashmë Eve nuk do të njihet në publik vetëm si vajza e Steve, ajo është duke krijuar emrin e saj si modele.
23-vjeçarja bëri daljen e saj të fundit në sfilatën e markës Coperni në Javën e Modës në Paris. Ajo iu bashkua yjeve si Gigi Hadid, Paloma Elsesser dhe Adut Akech në sfilatë.
Eve u shfaq e veshur më një bluzë të gjelbër neon, minifund me printe, shapka me platformë, syze dielli që binin në sy dhe një çantë të bardhë. Ajo postoi dhe një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shkroi:
Nuk mund ta them me fjalë se sa i jashtëzakonshëm është ky koleksion. Ishte një nder të jesh pjesë e vizionit të Coperni. Urime të gjithë ekipit për punën e bërë.
Stilistët e markës Coperni, Sébastien Meyer and Arnaud Vaillant, zbuluan për Vogue në prapaskenë se një nga çantat e koleksionit Origami u frymëzua nga ikona e aplakacionit të fotove në iPhone.
Eve është fëmija më i vogël i Steve Jobs. Ajo ndoqi Universitetin Stanford, aty ku prindërit e saj u takuan për herë të parë, sipas Business Insider. Në dhjetor të vitit 2020, Eve filloi karrierën e saj të modelimit me një fushatë festash për markën e bukurisë Glossier.
Përsa i përket jetës së saj romantike, ajo është në një romancë me Harry Hudson, një këngëtar dhe kompozitor, si dhe një mik i ngushtë i familjes Kardashian-Jenner.