Showbiz

Vajza e Robin William debuton për herë të parë si regjisore

Aktorja 29-vjeçare Zelda Williams është bashkuar me Assemble Media për të drejtuar filmin AMA (Ask Me Anything).

Projekti është i kategorisë thriller dhe tregon për sekretet e errëta të personazheve të famshëm.

Kjo është hera e parë e saj si regjisore në një film. Më parë ajo ka drejtuar videoklipin e këngëtares JOJO, “Save My Soul”, serialin televiziv “Shrimp” dhe një episod të serialit “Dark/Web”.

Kritikët e filmit janë pozitiv për sa i përket këtij projekti. Ata besojnë se ky film do të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.