Së fundmi bukuroshja Meadow Walker ka treguar se po ndihet shumë e bekuar dhe mjaft mirënjohëse ndërkohë që është shëruar nga një tumor. 22-vjeçarja ka zbuluar se kishte tumor dhe këtë e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka thënë edhe se:
Sot 2 vite më parë. Kam bërë një rrugë shumë të gjatë. Mirupafshim tumor. I bekuar dhe mirënjohës.
Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, ka bërë një foto me një gisht që nënkupton një ‘okej’ dhe ndoshta mund që të jetë edhe një shenjë pozitive që gjithçka ka kaluar dhe se e ka hedhur pas të keqen.
Rikujtojmë se para pak kohësh bukuroshja Meadow është lidhur me aktorin Louis Thornton-Allan para tre muajsh pasi ata shpallën fejesën e tyre. Por së fundmi kjo dashuri është finalizuar me një martesë shumë të veçantë dhe shumë të bukur. Detaji i vetëm i veçantë i kësaj martese ka qenë aktori dhe njëkohësisht miku i mirë i Paul Walker, Vin Diesel. Ai kishte zgjedhur që të shoqëronte bukuroshen në altar.
Me anë të një postimi të bërë ditën e djeshme ajo i njoftoi të gjithë ndejkësit e saj. Në videon e postuar në rrjetin e saj social Instagram ajo kishte shkruar:
Jemi martuar!
Martesa e tyre ka ardhur tetë vjet pasi babai i bukuroshes Meadow, vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik në moshën 40-vjeçare. Videoja fillon me Meadow që shkëlqen e vehur me një fustan nusërie të bardhë, ndërsa ajo përqafon të ftuarit në ceremoninë e saj buzë oqeanit, duke përfshirë edhe yllin e Fast and the Furious, Jordana Brewster.