Aktori i njohur, Vin Diesel ka shumë për të thënë në lidhje me daljen e filmit ‘F9’, por ai po qëndron shumë diskret nëse vajza e Paul Walker, Meadow, përfundimisht do të bashkohet me familjen “Fast & Furious”. Kur u pyet nëse kjo mundësi mund të realizohej, aktori vendosi të buzëqeshte me zgjuarsi dhe të tregonte pak më shumë gjatë intervistës së tij me “Entertainment Tonight”.
Babai i Meadow vdiq në nëntor 2013 pasi pësoi një aksident tragjik, por kjo nuk i ka ndaluar kastin e aktorëve të ruajnë marrëdhëniet e tyre me të. Sapo fola në telefon më të. Kjo do të thotë gjithçka, kjo është ajo që bën familja dhe shkon përtej çdo suksesi. Kjo ka të bëjë me suksesin e shpirtit tuaj.
Ka shumë të ngjarë që fansat ta shohin atë në filmin e ardhshëm, duke marrë parasysh që filmi bëhet për të nderuar kujtimin e yllit të ndjerë, babait të saj.
Kjo duhet të ndodhë absolutisht. Unë nuk mund të parashikoj të bëj një vazhdimësi të filmit pa patur shpirtin e vëllait tim Paul që që të jetë fryma udhëzuese.
Meadow nuk do të jetë e para nga fëmijët e aktorëve që do të ketë një rol në film. Djali i Diesel do të bëjë paraqitjen e tij të parë si Dom në filmin e ardhshëm.
Së pari, nuk ishte ideja ime që djali im të ishte në këtë film. Ishte një ide e Justin [Lin]. Dhe të jem 100% i sinqertë, nuk jam i sigurt se do të kisha menduar se ishte një ide e mirë, sepse ky është një moment kur Dom është shumë emocional, i prekshëm dhe reflektues. Ndoshta aspekti më i vështirë i kësaj ishte se ai kishte punuar 12 orë, ishte i përkushtuar, po kalonte linjat e tij me anëtarët e tjerë të kastit. Ai po hante drekë. Ai ishte duke u lidhur me vëllain e tij të ri dhe babai i tij [JD Pardo] në film. Dhe unë isha larg në hapësirën time. Gjëja që mbaj mend më shumë ishte momenti kur unë u ktheva në shtëpi dhe kishte një vezullim në sytë e tij kur pa që babi ishte kthyer.
Rikujtojmë, se F9 do të shfaqet premierë në kinema më 25 qershor.