Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë padiskutim një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë rreth 6 vite me parë, në një ceremoni madhështore të organizuar në gjirin e Lalësit.Pas katër vitesh martesë, moderatorja dhe reperi i njohur, u bënë prindër të një vajze, të quajtur Marget, e cila sot feston 2 vjetorin e lindjes.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Marina ka publikuar disa fotografi ku shihet së bashku me të bijën, duke zbuluar për herë paksa nga imazhi i saj. Bashkangjitur postimit të saj, moderatorja shkruan:
Ti sjell lumturi tek të gjithë ata që takon. Shpirti yt mund të ndricojë edhe qiellin më të errët. Unë falë teje kam gjetur kuptimin e jetës. Ti je bekimi i jetës sime. Gëzuar ditëlindjen Marget, beba ime.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Getoari ka publikuar në kanalin e “Youtube” një këngë dedikuar vajzës së tij, titulli i së cilës është “Marget”
“Këngë shpirti. Gëzuar ditëlindjen jeta e babës“, shkruan reperi në një postim në Instagram, në të cilin ka promovuar këngën e tij më të re.