Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e Eminem zbulon gjininë e bebit të saj në mënyrën më të veçantë…

Para pak ditësh reperi i njohur, Eminem ka njoftuar se vajza e tij Hailie është shtatzënë. Reperi 51-vjeçar e bëri njoftimin e ëmbël përmes projektit të muzikor “Temporary”. Hailie Jade Mathers ka zbuluar së fundmi se është në pritje të një djali me bashkëshortin e saj Evan McClintock.

Lajmi emocionues u bë i ditur për herë të parë në videoklipin e babait të saj por dhe Hailie e konfirmoi atë në podcastin e saj “Just A Little Shady”. Gjatë emisionit, ajo hodhi një tullumbace të mbushur me konfeti blu dhe ndau lajmin e gëzueshëm:

Është djalë! Edhe ne jemi shumë të emocionuar.

Videoja muzikore e Eminem-it shfaqi një sërë klipesh nga jeta e tyre, duke përfshirë një moment prekës ku Hailie i jep babait të saj një bluzë blu me “Gjyshi 1” të shkruar në anën e pasme, si dhe fotografinë e ekos së saj. Ajo më vonë postoi edhe një foto në Instagram së bashku me bashkëshortin e saj.

Menjëherë pas kësaj, burime të brendshme zbuluan se reperi është i emocionuar që do të bëhet gjysh për herë të parë dhe po fokusohet të bëjë një jetë sa më të qetë. Burimet thanë për People se ai po tregohet shumë mbrojtës ndaj Hailie, e cila është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij, veçanërisht tani që jetojnë afër njëri-tjetrit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marshall Mathers (@eminem)