Ylli i NXT, Ava, e cila është gjithashtu vajza e Dwayne ‘The Rock’ Johnson, ka marrë disa kërcënime me vdekje pasi WWE ndryshoi historinë duke sjellë The Rock, megjithëse ajo nuk ka asnjë lidhje me vendimet krijuese të shfaqjes. Sipas Ava-s, ajo ka marrë vazhdimisht kërcënime me vdekje dhe mesazhe urrejtjeje në inbox-in e saj pas paraqitjes së babait të saj, diçka të cilën nuk e vendosi ajo.
“A mund të më lini jashtë kësaj çështjeje sepse jam e zënë duke u marrë me një shfaqje,”-tha Ava në X ndërsa shtoi gjithashtu se po merr kërcënime me vdekje për një situatë që nuk ka të bëj fare. Menjëherë pasi Ava bëri një njoftim publik për kërcënimet me vdekje, ajo mori menjëherë mbështetje nga fansat e tjerë të WWE si Ryan Avedisian, i cili gjithashtu bëri një deklaratë.
Rikujtojmë, se një muze statujash prej dylli në Paris, i cili u kritikua për statujën që ndërtoi së fundmi për Dwayne “The Rock” Johnson thotë se kjo do t’i japë fund punimit prej dylli. Muzeu ‘Grévin’ zbuloi së fundmi statujën prej dylli të aktorit por u kritikua shumë në mediat sociale edhe nga vetë ylli i ‘Fast and Furious’. The Rock ripostoi një video në faqen e tij në Instagram nga komediani James Andre Jefferson Jr, i cili thoshte se statuja e bëri atë të ndihej “i ofenduar”.
A wax figure sculpture of Dwayne “The Rock” Johnson has recently been unveiled at the Grévin museum in Paris. pic.twitter.com/iFa3R80sdF
— Daily Loud (@DailyLoud) October 20, 2023
Krahas videos Johnson shkroi: “Unë do të kontaktoj me miqtë në Muzeun Grevin, në Paris, Francë, në mënyrë që të mund të punojmë në ‘përditësimin’ e statujës sime të dyllit me disa detaje duke filluar nga ngjyra e lëkurës sime.” Muzeu reagoi në Instagram duke shkruar se artistët e tij po punonin për të përmirësuar punimet prej dylli.