Vajza e Clint Eastwood, Francesca u arrestua së fundmi për dhunë në familje ndaj partnerit të saj Alexander Wraith. Aktorja 31-vjeçare thuhet se ishte duke ecur me makinë nëpër Beverly Hills kur pasoi një debat që përfundoi në një sherr fizik.
Partneri i saj Alexander thuhet se ka thirrur policinë, e cila dyshohet se e këshilloi të shkonte në zonën e sigurisë në stacionin e policisë në Beverly Hills. Mësohet se Aleksandri ka pasur “lëndime të dukshme” kur ka mbërritur në komisariat. Më pas Françeska u arrestua dhe u akuzua për krimin e dhunës në familje.
Mediat amerikane raportuan se nuk dihet nëse është viktima Alexander Wraith, por bëhet e ditur se ai ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa Francesca Eastwood është liruar me kusht në shumën prej 50 mijë dollarësh.
Ndërkaq, dyshja ka së bashku një djalë 6-vjeç. Thashethemet për lidhjen u ndezën në vitin 2018, kur ata morën pjesë në një event publik dhe e konfirmuan zyrtarisht pasi Aleksandri paraqiti kërkesën për divorc nga gruaja e tij, Lili Gaildraud, me të cilën ishte i martuar për tetë vjet.
Edhe Françeska ishte e martuar para se të takonte Aleksandrin. Në vitin 2013, ajo u martua me Jordan Feldstein, i cili është vëllai i yllit të Hollivudit, Jonah Hill. Megjithatë, martesa e tyre zgjati vetëm tetë dië.
Rikujtojmë se legjenda e filmit Clint Eastwood dhe e dashura e tij Christina Sandera ndanë jetën e tyre për dhjetë vjet. Sandera ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare. Shkaku i vdekjes së saj të hershme ishte ende i paqartë. Por tani tabloidi amerikan “New York Post”, duke cituar autoritetin përgjegjës shëndetësor, zbuloi se Sandera vdiq nga një atak në zemër.
Aritmitë kardiake janë shënuar si shkak i vdekjes në certifikatën e vdekjes. Mjekët identifikuan sëmundjen e arterieve koronare si një tjetër shkaktar për sulmin. Sipas raportit, bëhej fjalë për arteriosklerozë, pra ngurtësim i arterieve.