Aktorja shumë e dashur për publikun, Arjola Demiri, më parë ka tërhequr vëmendjen me skenat që ka patur në shfaqje. Tanimë, fansat mund ta shohin aktoren edhe në ‘Portokalli’ me një rol mjaft të suksesshëm. Së fundmi, Arjola ka postuar në rrjetet sociale një nga nga tre fëmijët e saj, ku veç komenteve pozitive, pati edhe nga ato paksa të ashpra.
Si ka mundësi që i ke vajzat kaq të shëmtuara dhe s’të kanë ngjarë fare?
Arjola duket se nuk u shqetësua aspak për këtë koment të ndjekësit në Instagram, e madje as nuk tentoi t’i përgjigjej. Në vend të kësaj, ajo vendosi vajzën t’i jepte përgjigjen e merituar ndjekësit.
Kush të pyeti? Unë nuk e di kush je ti. Ti ke nevojë për ndihmë. Gjëja më e bukur tek njerëzit është truri i tyre dhe unë e kam një, kam dhe pamjen e jashtme gjithashtu.
Vetëbesimi i vogëlushes është për t’u admiruar. Duket se Arjola përveç se është një aktore tepër e talentuar, është edhe një nënë shumë e mirë.