Celebrities Gossip

Vajza e aktores së famshme zbulon se është lezbike, poston foton me partneren e saj!

Vajza e aktores së famshme, Meryl Streep, Louisa Jacobson Gummer ka zbuluar së fundmi se është lezbike. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në “Instgram” gjatë fundjavës.

Vajza e Meryl Streep, tregoi se ka prirje seksuale për femrat dhe postoi një foto me partneren e saj ku ka shkruar:

E bekuar të hysh në epokën e re e lumtur…Po hyjmë në një epokë të re të lumtur të modës lezbike

Në disa nga fotot shfaqet edhe e dashura e Gamer, Anna Bandel, e cila është producente. Badel, nga ana e saj, duket se ka konfirmuar lidhjen e tyre në dhjetor 2023 me një postim në rrjetet sociale.

Meryl Streep ka marrë Palmën e Artë të nderit në Festivalin e Filmit në Kanë në Grand Theatre Lumiere në ceremoninë e hapjes më 14 maj. Streep, e cila mban tre çmime Oscar dhe nëntë Golden Globe, është një nga interpretueset më të mëdha në historinë e kinemasë. Aktorja e madhe kthehet në Croisette për herë të parë që kur fitoi çmimin për aktoren më të mirë në 1989 për filmin “A Cry in the Dark” me regji të Fred Schepisi.