Një vajzë që mund të shikojë ndeshjet e Premier Ligës nga apartamenti i saj ka zbuluar se meshkujt tentojnë t’i afrohen apo krijojnë marrëdhënie vetëm për këtë arsye.
Noemi Oberhauser jeton direkt mbi Stadiumin Gtech Community të Brentford dhe ka filluar të ndajë video nga shtëpia e saj online, duke grumbulluar 17,000 ndjekës që nga atëherë.
Pas blerjes së apartamentit në Londër, ku ajo paguan 1,200 paund në muaj, Noemi ka zbuluar se ky vend ka pasur një ndikim të papritur në jetën e saj romantike.
Kur ishte duke kërkuar për një apartament, Noemi nuk ishte e shqetësuar për idenë e të jetuarit përballë një stadiumi. Megjithatë, pas vizitës së këtij apartamenti, ajo u dashurua menjëherë. Noemi thotë se:
Apartamenti i parë që vizitova nuk kishte pamje nga stadiumi. Nuk e dija për këtë mundësi derisa më vonë m’u tregua. Më pas më thanë që të gjitha apartamentet ishin të zëna, prandaj më dërguan një video të një apartamenti tjetër – këtij që ka pamje nga stadiumi. Ky ishte momenti kur e kuptova që do ta merrja.
Tani, ajo i ndjek të gjitha ndeshjet që mund, duke u bërë një tifoz i madh i Brentford, duke thënë:
Natyrisht, që tani mbështes Brentford. Nuk kam qenë kurrë shumë e interesuar për futbollin, por tani jam shumë e interesuar. Madje i shikoj ndeshjet edhe kur jam jashtë shtetit!
Për këtë arsye, ajo sigurisht që do të ketë qenë e dëshpëruar nga golat e vonshëm të Harry Wilson në derbin e Londrës Perëndimore të hënën, ku sulmuesi shpëtoi ndeshjen për Fulham duke shënuar dy herë në minutat shtesë.
Megjithatë, Noemi nuk po pranon propozime për takime nga tifozët e futbollit, por thotë se e vlerëson entuziazmin e tyre.
Në një video të shpërndarë në TikTok, Noemi tregoi pamjen e saj të jashtëzakonshme nga stadiumi, e cila pas kësaj postimi mori mijëra shikime dhe pëlqime.
Një përdorues me emrin e llogarisë, Leon, komentoi:
MARTOHU ME MUA.
Një tjetër ka shprehur:
Jam kaq xheloze… Përgjithmonë më e mira.