Vaji i avokados dhe vaji i ullirit janë të dy të lehtë dhe plot vlera ushqyese, si dhe përdoren shumë në gatime të ndryshme. Por, cili është më i shëndetshëm?
“Të dy llojet e vajrave kanë shumë përfitime shëndetësore. Të dy vajrat janë të pasur me yndyrna të shëndetshme që ulin inflamacionin dhe mbrojnë zemrën nga sëmundje të ndryshme.”– thotë dietologia Julia Zumpano.
Por ka disa dallime të mëdha, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjedhjen se si dhe kur duhet të gatuani me vaj avokadoje dhe kur me vaj ulliri.
-Përmbajtja e yndyrës
Nga pikëpamja ushqimore, vaji i avokados dhe vaji i ullirit janë shumë të ngjashëm. Kur bëhet fjalë për kaloritë dhe përmbajtjen e yndyrës për racion, “ato janë pothuajse të njëjta gjë”, sipas dietologes.
-Lëndët e tjera ushqyese
Përveç yndyrave të shëndetshme, vaji i avokados dhe vaji i ullirit kanë një mori lëndësh ushqyese të tjera. Ato përmbajnë kombinime të vitaminave, anti-oksidantëve dhe përbërës të tjerë bimorë. “Të dy kanë anti-oksidantë shumë të fuqishëm, por vaji i ullirit ka vlera pak më të larta,” shton ajo.
-Shija
Vaji i avokados ka shije të butë, në dallim nga ai i ullirit. Por, në varësi të shumëllojshmërisë së ullinjve të përdorur, vaji juaj i ullirit mund të ketë një aromë të veçantë të ëmbël dhe pak të athët.
Pra, cilin vaj duhet të përdorni më shumë?
Si vaji i avokados, ashtu edhe vaji i ullirit janë vajra me bazë bimore që me një përzierje të mirë të yndyrave të shëndetshme, vitaminave dhe anti-oksidantëve.
Për shkak se ka një shije më të butë, vaji i avokados është më i mirë për gatim me shumë nxehtësi. Mund të piqni lehtësisht perime, të skuqni mishin në tigan etj. Vaji i ullirit ka shije më të lehtë, ndaj përdoreni për gatime me pjekje e skuqje. Këshillohet ta përdorni në gatime me pak nxehtësi, për zierje të ndryshme, sallata etj.