Ushtrimet pilates janë të lehta, por të dobishme për formën e trupit, formësimin e muskujve, tendosjen dhe eliminimin e shtresave yndyrore
Janë zgjedhje ideale nëse dëshironi që në mënyrë të shëndetshme të arrini gjendjen tuaj perfekte. Ndërkaq, video me poshtë ju prezanton një pilates të shkurtër për vetëm 10 minuta për tendosje të krahëve dhe forcim të muskujve në këtë pjesë të trupit.
Terapeutja dhe instruktorja e pilatesit, Jessica Valant, na tregon se si të bëjmë trajnimet e duhura pilates për pjesën e krahut, në shtëpi dhe pa qenë profesionistë të mirëfilltë.
Me këto ushtrime do të forconi dhe tonifikoni pjesën e sipërme të shpinës, supeve dhe duarve dhe, përveç kësaj, do të bëni diçka të shkëlqyeshme për fizikun dhe shëndetin tuaj. Gjithashtu, kjo rutinë ditore edhe mund t’ju argëtojë.