Aktualitet Politikë

“Ushtari nuk qëllon po nuk iu dha urdhër…” flet Mark Nika pas dëshmisë së 21 Janarit!

Pas dëshmisë në SPAK në lidhje me 21 Janarin, xhaxhai i Aleks Nikës tha se kërkojnë përgjegjësinë nga kryeministri i kohës kur ndodhi ngjarja, ministri i Brendshëm dhe komandanti i gardës.

Mark Nika: Janë fshirë edhe provat, do dalin nga hetimi. Do të thirren dhe familjarë të tjerë, kanë bërë një plan hetimi. Hetimi buron nga Strasburgu, të mos ishte Strasburgu, nuk do ishte hapur çështja kurrë.

Pyetje: Nëse nuk dënohet zinxhir komandues, por persona të tjerë, a do të jetë për ju çështje e zbardhur?

Mark Nika: Jo! Përgjegjësia duhet të kërkohet te kryeministri i kohës, ministri i brendshëm dhe komandanti i gardës, ata tjerët janë ushtarë, po nuk e urdhërove ushtarin nuk qëllon ai, aty janë ndërruar provat fshehje, janë ndërruar tyta, është deformuar plumbi i Aleksit në kokë. Të gjithë të përgjigjen për vrasje në bashkëpunim.