Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Ushqimi më i shëndetshëm në botë!

Kostot shëndetësore të një diete të pabalancuar mund të jenë të mëdha. Ushqimi i mirë mund të jetë mburoja më e mirë kundër disa sëmundjeve dhe problemeve kronike. Me këtë ide, një grup studiuesish nga Universiteti “William Paterson” i Nju Xhersit, kryen kërkime të gjera në vitin 2014. Nuk është sekret se perimet duhet të jenë prioritet i çdo personi të shëndetshëm. Megjithatë, është e vështirë të zbatosh gjithmonë këtë parim.

Ideja pas studimit të ekspertëve amerikanë ishte hartimi i një liste të përpiktë dhe të detajuar të perimeve më të plota nga ana ushqyese. Për këtë, së pari, u përcaktuan substancat që çdo njeri duhet të hajë çdo ditë dhe në çfarë proporcioni. Në total, kishte 17 elementë thelbësorë dietikë. Më vonë u analizuan deri në 47 perime për të bërë renditjen përfundimtare.

Vendin e parë e fitoi një ushqim që nuk konsumohet shumë. Bëhet fjalë për lakërishtën, një ushqim që, në sasinë e duhur, mund të sigurojë të gjithë lëndët ushqyese bazë të përcaktuara nga studiuesit. Promovon krijimin e melatoninës, formimin e kolagjenit, siguron acid folik, vitaminë A, B12, D dhe K.

Sigurisht, të gjitha perimet mirëpriten nga stomaku, por asnjëra sa kjo bimë e vogël jeshile që rritet në brigjet e lumenjve dhe shkon pothuajse me gjithçka. Mjafton të përfshini një grusht të vogël në dietën e përditshme për të vënë re ndryshime të mëdha. Lakërishtja rritet në Evropë dhe Azi dhe ka shumë ide në internet se si ta përfshini atë në dietën tuaj të përditshme.