Lajmet e fundit

Ushqimet të cilat po i konsumoni në mënyrë të gabuar!

Ju nuk dëshironi të turpëroheni në darkat me miqtë apo partnerin tuaj kështu që duhet të dini disa rregulla në lidhje me ushqimet që konsumoni Bashkë me vezët e ziera në tavolinë mund të ketë gërshërë me hapje të rrumbullakët në mënyrë që me një veprim të mund të pritni majën e vezës. Mund t’ju shërbejë edhe thika. Në majë mund të vendosni një copëz gjalpi dhe t’i shtoni pak kripë apo piper dhe ta hani me lugë të vogël.

Ndërkaq, nëse sushin e hani me gishta, ngrijeni lehtë me dy gishta. Në rast se përdorni shkopa, kujdesuni që këndi me pjatën të jetë sa më i vogël, përkatësisht të jetë pothuajse paralel me tavolinën. Sushin mos e njomni në salcë soje, por përdorni një copëz xhenxhefili turshi dhe lyejeni lehtë me salcë. Nuk është e këshillueshmë që sushi të qëndrojë për shumë gjatë në pjatë pa u konsumuar.

Nëse keni porositur krahë pule, kapini krahët në fundin e kockës, gjeni fundin e kockës së madhe dhe tërhiqeni kërcen e cila gjendet aty. Gjeni më të voglin e dy kockave dhe lirojeni dhe tërhiqeni, të njëjtën gjë bëjeni edhe me kockën e madhe. Kofshën është mirë ta mbani me gishta nga fundi i kockës. Kjo rregull, fatkeqësisht, nuk vlen në restorantet e mëdha. Nëse këni porositur kërmijë, përdoreni dhe kapni kërmillin me njërën dorë, ndërkaq me tjetrën me pirun nxirreni mishin dhe njomeni në salcë. Pirunët për kërmij kanë formë të veçantë.