Ngrënia e disa ushqimeve gjatë darkës mund të shkaktojë probleme shëndetësore, përfshirë urthin, gjumin jo të rehatshëm dhe shtimin në peshë. Ushqimet e yndyrshme nuk duhen ngrënë gjatë natës pasi janë të vështira për t’u tretur. Gjithashtu, ato mund të ndërhyjnë në funksionet e traktit gastrointestinal. Ngrënia e ushqimeve pikante gjatë natës mund të shkaktojë urth, që është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga dhimbje djegëse në pjesën e poshtme të gjoksit, shije acide në gojë etj.
Edhe pse karbohidratet janë thelbësore për energjinë, këshillohet të mos hani ushqime që përmbajnë karbohidrate gjatë darkës, pasi ato janë ushqime me glicemi të lartë dhe për këtë arsye mund të përthithen në qarkullimin e gjakut me shpejtësi. Kjo do të thotë se nëse nuk do të ushtroheni ose nuk bëni ndonjë ushtrim fizik, ato do të ruhen në trup si yndyrë, duke ju bërë të shtoni peshë. Prandaj, duhet ta mbani larg sheqerin e papërpunuar, picat, makaronat dhe patatet. Çokollatat përmbajnë kafeinë që mund të shkaktojë probleme me gjumin. Kafeina shoqërohet gjithashtu me probleme që përfshijnë shqetësimin, nervozizmin, të përzierat, acarimin e stomakut, rritjen e rrahjeve të zemrës etj.
Në fillim të këtij viti, virozat e stomakut prekën mbi 9000 persona. Ky problem shëndetësor që në sloganin ditor mjekësor njihet si ‘gripi i stomakut’ shfaqet gjatë gjithë vitit, por duket se dimri favorizon ndjeshëm përhapjen e tij duke mos kursyer as të vegjël dhe as të rritur. Simptomat e virozave të stomakut janë shumë të ngjashme me ato të helmimit nga ushqimi, por a futen ato në të njëjtën kategori? Ngjashmëria në simptoma kërkon që njerëzit të jenë më të vëmendshëm ndaj thirrjeve për ndihmë të organizmit të tyre.
Ndërkaq, syzet VR mund të jetë një nder pajisjet që mund të ndihmojnë mjekët për të ofruar shërbimet maksimale gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Më këto syze, mjekët arrijnë ndarjen vizuale dhe transmetimin në kohë reale të të dhënave të imazhit gjatë operacionit. Kjo risi mjekësore është aplikuar në praktikën klinike në Shangai. Në këtë klinik u zhvillua operacioni i parë në botë i kancerit të stomakut i pajisur me teknologjinë e llogaritjes hapësinore i shoqëruar nga syzet VR.