Shumë gra gjatë shtatzënisë fillojnë të hanë ushqime të shëndetshme. Megjithatë, dietologia Charlotte Stirling-Reed thotë se nënat e ardhshme mund të hanë edhe më shumë ushqime që për disa arsye konsiderohen të pashëndetshmë gjatë shtatzënisë. Ka shumë mite që lidhen me të ushqyerit gjatë shtatzënisë. Kafeja është një pije që shumë shtatzëna e shmangin, ndërsa dietologia thekson se nuk duhet të konsumoni më shumë se 200 miligramë kafeinë në ditë që do të thotë se mund të pini deri në dy filxhanë në ditë.
Nutricionistja shprehet se djathin e mykur mund ta konsumoni pa problem gjatë kohës që jeni shtatzënë. Ajo pohon se ndërsa disa djathëra blu të butë si Gorgonzola dhe Roquefort, nuk rekomandohen për shkak të rrezikut të listerisë që paraqesin, djathërat gjysmë të fortë janë në rregull.
Gjithashtu mund të hani sushi nëse peshku është i gatuar paraprakisht ose i pjekur, gjë që zakonisht nuk ndodh, por nëse vërtet dëshironi ta hani, më mirë ta bëni në një version tjetër. Dietologia shprehet ndër të tjera se frutat e thata duhet t’i shmangni vetëm nëse keni alergji. Vezët e freskëta mund t’i konsumoni vetëm nëse janë të freskëta por, kjo vlen vetëm nëse janë të shënuara me një etiketë të veçantë që pretendon se pulat janë të vaksinuara kundër salmonelës.