Pasi të mbeteni shtatzënë, me siguri filloni të lexoni shumë gjëra të cilat duhet apo nuk duhet t’i bëni gjatë kësaj periudhe. Aren Gottlieb, gjinekologe e njohur në Nju Jork, ka treguar se nëse dëshironi t’i mbani ushqimet e detit në dietën tuaj, atëherë mos e lini shtatzënë t’ju privojë nga kjo. Por, nëse shumica e sasisë së ushqimit të detit që e konsumoni vjen nga burime të pasura me mërkuri, atëherë duhet të keni kujdes.
“Ushqimi i detit është i mirë gjatë shtatzënisë, por duhet të shqetësoheni më shumë me peshqit e mëdhenj si toni, salmoni dhe skrumbat, pasi që kanë shumë mërkur. Sasia e madhe e mërkurit është ndërlidhur me zhvillim më të dobët të trurit, prandaj e kufizojmë konsumimin e saj tek gratë që janë shtatzënë, por gjithashtu edhe te fëmijët e rinj”-ka këshilluar Gottlieb.
Ndërkaq, hulumtimi i kryer nga Eunice Kennedy Shriver i Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Zhvillimin e Fëmijës (NICHD), sugjeron që përpjekja për shtatzëni në tre muajt e parë pas abortit spontan në të vërtetë mund të shtojë shanset për shtatzëni të shëndetshme. Hulumtuesit kanë vëzhguar rreth 1.000 gra, të cilat kanë pasur abort spontan para javës së njëzetë të shtatzënisë dhe i kanë përcjellë gjatë gjashtë cikleve pasuese menstruale. Asnjë abort spontan i atyre shtatzënive nuk ka qenë për shkak të shtatzënisë ekoptike apo molare.
Nëse gruaja ka mbetur shtatzënë, hulumtuesit e kanë vëzhguar deri në përfundim të shtatzënisë, qoftë kur ka përfunduar me abort apo me lindje. 76% e grave janë përpjekur të mbeten shtatzënë në tre muajt e parë pas abortit spontan. Ato gra kanë pasur 69% shanse të mbeten shtatzënë, në krahasim me 51% të shanseve për ato të cilat nuk kanë provuar të mbeten shtatzënë në tre muajt e parë.