Celebrities Film & Tv Music Ndryshe Showbiz

“Uroj me zemër që të…”/Albërie Hadërgjonaj ngre problematikën e të drejtave të autorit dhe ka dy fjalë për Top Fest!

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ndryshe” ka qenë artistja e njohur Albërie Hadërgjonaj. Në këtë intervistë ekskluzive ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj, karriera dhe projektet që ajo pritet të sjellë së shpejti tani në muajin nëntor.

Në fillim të intervistës këngëtarja është ndalur tek të drejtat e autorit duke thënë se:

Top-i është nga të paktët televizione që të përkrah në njëfarë forme por që në kohën e Tanit artistët sado me kushtet që janë në Shqipëri sepse ne nuk jemi as Beyonce dhe as Michael Jackson, unë mendoj që ka ardhur momenti për t’i vlerësuar pak artistët, për të menduar edhe për të drejtat e autorit. 

Ndoshta unë po të isha me të drejtat e mia, të gjithë televizionet dhe radiostacionet sepse të gjithë këngëtarët e ri të pa afirmuar ose nëpër clube dhe dasma të ndryshme këndohen këngët e mia dhe nuk kam asgjë kundër, ishalla i ecën mbarë dhe bën lekë gjithkush por që do të ishte pak më ndryshe. Ka filluar por prapë se prapë akoma ka…

A do të donte Albërie Hadërgjonaj që të rikthehej edhe njëherë Top Fest, një festival i përmasave të atilla me artistë që ndryshoi komplet rrymën dhe solli një frymë tjetër?

Me gjithë respektin për të gjithë mediat shqipfolëse, Top Channel ka qenë si lider i këtyre ndërmarrjeve, vulave të mëdha. Përshembull Festivali Kombëtar sigurisht ka peshën e vet por dihet fondet e pakta, është një festival me thënë të drejtën të lë për të dëshiruar në shumë pavarësisht që bëhet puna më e mirë e mundshme. Nuk e di por nuk e kemi pas atë shkëlqimin siç ka qenë njëherë e një kohë Top Fest-i. 

Top Fest-i ka qenë trampolinë për të gjithë ata që kanë shkelur aty. Aty mori edhe kënga “Asnjëherë” hovin. Unë kam këngë po aq të mira, të jashtëzakonshme por kanë ngelur atje. Ndoshta shumë nga audienca nuk i ka dëgjuar sepse nuk është sjellë tek ata në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërsa Top Fest-i të lançonte në një masë sa ishe hit për një javë dhe mësoheshin njerëzit. Ishte në radio, televizon dhe Digitalb dhe kaq jehonë merrte. Uroj me zemër që të vijë dhe të rikthehet. Bëhej edhe Top Awards dhe mu dukte vetja si në Amerikë.