Kemi zbuluar tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
E pjesëmarrëse në këtë film gjithashtu do të jetë dhe Sara Hoxha. Gjatë xhirimeve, bukuroshja është parë shumë në shoqërinë e Oltës e duket se ky projekt ka krijuar një miqësi shumë të mirë mes vajzave. E teksa ditën e sotme, kjo e fundit feston ditëlindjen e saj, urimin më të bukur publik padyshim që e ka marrë nga shoqja e saj më e mirë shoqëruar me një video ku dy bukuroshet shfaqen duke u puthur në buzë.
U bëfsh edhe 100 motër! Të uroj sa më shumë njerëz të njohin siç të njoha unë. Ti ke një zemër të madhe dhe shumë humor.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë fituesja e edicionit të parë të “Dancing With The Stars”, Sara Hoxha. Bukuroshja ka treguar në një intervistë ekskluzive gjithçka rreth eksperiencës së saj në spektaklin e kërcimit, takimit të parë me Ledrin dhe detaje që ne nuk i dinim për fillimet e tyre se si janë njohur dhe jo vetëm…