Një nga yjet e “KUWTK” ditën e djeshme festoi ditëlindjen e saj. Urimet për Kourtney Kradashian ishin të pafundme por ai më i veçanti normalisht erdhi nga bashkëshorti i saj i ardhshëm. Për të festuar me rastin e 43-vjetorit, Travis Barker nuk u kursye për të shprehur dashurinë e tij për Kourtney-n me anë të një postim të ëmbël në rrjetet sociale.
Krahas fotos bardhë e zi ku ai shfaqej duke e përqafuar Kourtney-n, ai kishte shkruar:
Shoqja ime më e mirë, e dashura ime, je gjithçka për mua. Gëzuar ditëlindjen të dua.
Ndërkohë, Kardashian mori urime për ditëlindje nga edhe disa miq të tjerë dhe anëtarë të familjes, duke përfshirë motrat Kim, Khloe, Kendall dhe Kylie Jenner. Më 4 prill, Barker u martua me Kourtney në një ceremonie martesore në One Love Wedding Chapel në Las Vegas pasi morën pjesë së bashku në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’. Themeluesja e “Poosh” më vonë sqaroi se ceremonia nuk ishte ligjërisht e detyrueshme pasi ata nuk kishin ende asnjë dokument që fakton celebrimin e tyre. Pak ditë pas ceremonisë, ajo ka shpërndarë në Instagram një sërë fotosh nga dasma e improvizuar.
Në lidhje me organizimin e dasmës së madhe në një të ardhme të afërt një burim është shprehur për PEOPLE se:
Ata nuk duan një dasmë të madhe. Ata duan një ceremonitë thjeshtë së bashku me familjen dhe miqtë e ngushtë. Familja e Kourtney dëshiron të jetë pjesë e saj sigurisht.
Ndërkohë, gjatë një interviste me Billboard, të publikuar vetëm disa ditë pas dasmës së tyre në Las Vegas, Barker shpjegoi se si të dy ngjajnë shumë me njëri-tjetrin dhe se kanë pothuajse gjithmonë të njëjtat mendime.
Ne jemi shumë të ngjashëm. Ne nuk do të heqim dorë kurrë nga njëri-tjetri dhe unë kam nevojë për dikë si Kourtney në jetën time.