Ghetto Geasy është padyshim një ndër ‘veteranët’ më të mirë në fushën e repit. Prej shumë vitesh tanimë, ai vazhdon të prodhojë këngë të reja që bëhen menjëherë hit. Me datë 24 nëntor të vitit që lamë pas, reperi dhe prezantuesja Marina Vjollca u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar).
Ditën e sotme Getoari feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte dhe urimi në rrjete sociale i partneres së tij të zemrës, Marinës, e cila ka postuar në ‘Instagram’ një foto të tij dhe shkruan:
Gëzuar ditëlindjen mbreti i zemrës time! Ti meriton botën! Të dua përgjithmonë bashkëshorti im!
Para pak ditësh Getoari vendosi të na ‘i bëjë sytë zemra’ me postimin e tij më të fundit në Instagram. Për herë të parë reperi ka postuar një foto ku shfaqet duke mbajtur Marget në krahë teksa e puth në ballë.
Kujtojmë se është aluduar edhe për një surprizë nga Dafi dhe reperi Ghetto Geasy. Këngëtarja kohët e fundit është tejet aktive me prodhime të reja muzikore dhe bashkëpunime, teksa Getoari jo dhe aq. Ende nuk dihet asnjë detaj më tepër pasi vetë artistët nuk kanë treguar asgjë, megjithatë sipas burimeve menaxherët e dy palëve janë në diskutim.