Celebrities Gossip Music Showbiz

Urimi i Dafinës për Ronin është ai që duhet të bëjë çdo mikeshë e mirë!

Ron Zaiti është një nga reperat më të rinj të momentit dhe pjesë e grupit të ‘Money Team’. Në vetëm pak kohë reperi ka publikuar projekte muzikore shumë të suksesshme, ku disa prej tyrejanë bashkëpunime me këngëtaret e njohura Dafina Zeqiri dhe Semi Jaupaj, këngë të cilat janë pëlqyer shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Ditën e sotme Ron ka festuar ditëlindjen dhe ka marrë urime nga shumë artistë. Teksa të gjithë prisnin një urim nga ana e Semit në rrjete sociale, ky urim nuk erdhi. Kohëve të fundit po përflitej se ka lindur një romancë mes tyre. Gjithçka qëndron në kuadrin e thashethemeve, megjithatë në rrjet qarkulloi një foto ku tregon deri diku afrimitetin mes dyshes, teksa shfaqen së bashku krah për krah edhe pse mund të jenë thjesht miq. Ama një urim i cili nuk mund të mungonte ishte ai i Dafina Zeqirit për mikun dhe kolegun e saj, ku shkruan:

Gëzuar ditëlindjen SuperStar!

Kujtojmë se së fundmi Semi dhe Ron Zaiti kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “All your lovin” dhe deri më tani ka kaluar 4 milion klikime.

Derisa të kemi një deklaratë nga dyshja, nuk mund të flasim për asgjë konkrete, megjithëse do të ishim të lumtur për një dashuri të re të lindur në showbiz-in tonë.