Ata janë padyshim dyshja më simpatike e showbiz-it shqiptar. E kemi fjalën për Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Një nga gjërat që fansat e tyre çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Çifti gëzon edhe dy fëmijë, vajzën Amel dhe djalin Duam.
Dyshja nuk ngurrojnë kurrë të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe sidomos në rastet kur festojnë ditë të veçanta. Si kjo e sotmja ku Miriami feston ditëlindjen e saj dhe urimin më të bukur padyshim që e mori nga partneri i saj i zemrës, Albani.
Gëzuar gruas, vajzës, të dashurës, shoqes, artistes dhe mamit më të mirë në botë!
Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin. I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli.
Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël. Para disa muajsh ata kanë publikuar “Zemër përmbi zemër”.
E vetëm pak ditë më parë, Albani lansoi këngën e tij më të re ‘Dalëngadalë’ ku protagoniste në videoklip ishte vetë Miriami.
Rikujtojmë se, teksa Miriami ka qenë pak më e tërhequr nga lançimi i projekteve të reja, Albani duket se nuk po ka të ndalur me surprizat. Vetëm pak pasi lançoi projektin e fundit “Ndalma”, një bashkëpunim me reperin e njohur Lyrical Son, i cili pati shumë sukses ai publikoi këngën e tij më të re të titulluar “Isabel”.