Pas një edicioni mjaft të suksesshëm vitin e kaluar, tashmë ka nisur edhe edicioni i dytë i një prej spektakleve më të ndjekura në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Edhe këtë vit mbrëmja e Vitit të Ri i gjeti banorët të ‘izoluar’ në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke festuar larg njerëzve të tyre të dashur.
Gjatë kësaj mbrëmjeje banorët improvizuan lojëra gatimi, organizuan vallëzime, imitime personazhesh dhe vunë në skenë Kuazimodon dhe Esmeraldën. Gjatë kësaj nate nuk munguan lotët dhe emocionet, pasi disa nga banorëve iu treguan edhe kartolinat e prindërve. Në rrjetin social “Instagram” të Olta Gixharit është postuar edhe urimi i përzemërt i prindërve të saj. Mamaja e saj ka një mesazh mjaft frymëzues për të:
Olta, erdhi momenti që mami nëpërmjet ekranit të Top Channel të të japim urimin e fundvitit. Të ndjekim 24 nga 24, je shumë mirë, je më e mira. Me Dorin flasim përditë dhe Amari është shumë mirë , kështu që vazhdo lojën dhe jepi forca deri në fund.
Ndërkohë që babai i saj e uron kështu:
Olta, edhe babi të uron gëzuar. Suksese, suksese, hajde gëzuar dhe Vitin e Ri!