Almeda Abazi së bashku me bashkëshortin e saj, Tolgahan Saysman, jetojnë prej vitesh tashmë në Turqi, aty ku ka takuar dhe partnerin e saj si dhe ka krijuar familjen e bukur. Ata janë bërë prindër për herë të dytë në qershor të vitit 2020, ku në jetën e tyre erdhi një vajzë, të cilën e quajtën Alina.
Ditën e sotme vajza e tyre feston një vjetorin e lindjes dhe Almeda e uron të voglën e saj me një postim shumë të bukur në ‘Instagram’, ku shkruan:
Dielli im i vogël është 1 vjeçe, Të dua!
Gëzuar ditëlindjen vogëlushja ime e ëmbël!
Të ka mami zemër Alina.
Edhe pse jetojnë në një vend shumë të bukur, modelja e njohur vjen shumë shpesh në Shqipëri dhe nuk e harron kurrë gjuhën e saj të parë duke thërritur dhe bashkëshortin e saj me një nofkë që në fakt është shumë e përdorur te çiftet dhe ka një kuptim shumë romantik, ‘arush’.
Almedën nuk e shohim shpesh në dalje televizive në ekranin tonë. Madje, mund të themi me plot gojë se daljet e saj janë tepër të rralla. Mirëpo, në rrjete sociale, Almeda sigurohet të jetë gjithmonë aktive duke ndarë momente nga jeta e saj private.