Bota

Uragani “Helene” i merr jetën një çifti të moshuar, trupar e tyre gjenden të përqafuar!

Uragani Helene, i cili goditi SHBA-në gjatë fundjavës, ka lënë pas më shumë se 190 viktima dhe dëme të mëdha materiale. Një histori prekëse lidhet me një çift të moshuarish, Jerry dhe Marcia, të cilët u gjetën të pajetë të përqafuar me njëri-tjetrin në dhomën e tyre të gjumit në Beech Island, Karolina e Jugut. Një pemë që u shkul nga stuhia ra mbi shtratin e tyre, duke i marrë jetën.

Nipi i çiftit, 22 vjeç, ishte ai që i gjeti të dy pa jetë. Ai tha se ishte një plan i Zotit që t’i merrte ata sëbashku, për të shmangur vuajtjet e ndarjes.

Kur i nxorrën prej andej, gjyshi im duket se dëgjoi goditjen e pemës dhe u rrotullua për të mbrojtur gjyshen time

Ky çift është vetëm një nga shumë tragjeditë që lidhen me uraganin Helene, një nga stuhitë më vdekjeprurëse në historinë e SHBA-së. Tragjedia e tyre ka prekur shumë, duke nxjerrë në pah dhimbjen që ka shkaktuar kjo stuhi në tërë vendin.