Auto & Moto

Uragani Helene, guvernatori i Floridas paralajmëron drejtuesit e automjeteve elektrike!

Florida ka qenë në pritje të mbërritjes së uraganit Helene, i cili ka lënë të vdekur shumë njerëz. Në prag të ngjarjes së motit të vështirë, banorëve të vendit u ka ardhur një paralajmërim nga guvernatori Ron DeSantis. DeSantis ishte i shqetësuar për rrezikun që uji i kripur të futet në bateritë EV dhe të shkaktojë zjarre që janë të vështira për t’u shuar në një kohë kur shërbimet e zjarrit do të jenë të angazhuara në maksimum.

Kështu ai sugjeroi që drejtuesit e automjeteve elektrike t’i parkonin makinat e tyre “në tokë më të lartë” për t’i mbajtur ato larg ujit. Rrugët e Floridës përmbajnë 255,000 EV, sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, duke e bërë atë shtetin e dytë më të popullarizuar për automjetet elektrike. Një pjesë e konsiderueshme e 42,000 makinave elektrike të Floridës ndodhen në zonën e Gjirit Tampa, një rajon që priste të përjetonte nivele të larta uji si rezultat i stuhive.

Uragani Helene që goditi Floridan me fuqinë e Kategorisë 4, tani është reduktuar në atë 1. Stuhia tropikale po zhvendoset më në brendësi të veriut, drejt Xhorxhias fqinje. Shërbimi i Monitorimit paralajmëroi për erëra, të cilat ende mund të kalojnë shpejtësinë nga 90 në 100 kilometra në orë dhe me efekte “katastrofike”.

Një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme e që vazhdon të kërcënojë me jetë njerëzish. Deri më tani, të paktën 45 persona kanë gjetur vdekjen në Florida, si dhe në Karolinën e Jugut e të Veriut, në Xhorxhia e në Virxhinia. Mbi një milion shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Për shkak të rënies së pemëve, autoritetet amerikane presin ndërprerje të gjata energjitike.