Dolly Parton do të bëjë një donacion për viktimat e uraganit Helene. Superylli njoftoi se do të dhurojë 1 milion dollarë për Fondacionin Mountain Ways, i cili po ndihmon komunitetet e Tenesit Lindor të prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia shkatërruese. Dhurimi do të bëhet përmes kompanive të saj, Dollywood Foundation dhe Dollywood Parks and Resorts. Siç bëri të ditur ajo gjatë një konference për shtyp që dha, donacioni do të bëhet në bashkëpunim me Walmart.
NEWS
Dolly Parton says she’s donating $1 million “from my own personal bank account,” towards Hurricane Helene recovery efforts.
She adds that her various businesses and foundation are matching her personal donation with another $1 million. pic.twitter.com/Y3kp3QD7tO
— Yashar Ali 🐘 (@yashar) October 4, 2024
“Unë shikoj përreth dhe mendoj se këto janë malet e mia, luginat e mia, lumenjtë e mi që rrjedhin si një përrua. Këta janë njerëzit e mi dhe kjo është shtëpia ime. Sot desha të njoftoj se unë personalisht vetëm nga llogaria ime bankare po dhuroj një milion dollarë, por ka shumë për të bërë dhe po mundohemi të gjejmë mënyra të tjera për të mbledhur sa më shumë fonde”-tha Parton.
Rikujtojmë se Parton njoftoi së fundmi se do të publikojë një muzikal të ri në Broadway, me titull Hello, I’m Dolly. 78 vjeçarja shkroi në X, “Përshëndetje, unë jam Dolly! Unë kam shkruar historinë time të jetës si një muzikal në Broadway për disa vite dhe jam krenare të njoftoj se më në fund po zhvillojmë ‘Hello, I’m Dolly. Një muzikor origjinal për skenën e Broadway-t.”
Shfaqja do të shfaqet premierë në vitin 2026 dhe është një muzikal i ri i frymëzuar nga jeta e Dolly dhe karriera pasuese”-sipas një njoftimi për shtyp. Me një karrierë muzikore që përfshin gati 60 vjet dhe një karrierë filmike më shumë se 40, Parton është marrëse e shumë vlerësimeve, duke përfshirë 11 çmime Grammy. Ajo gjithashtu ka nominime nga të tre kategoritë e tjera EGOT: Emmy, Oscar dhe Tony Awards.