Një strukturë hekuri në rajonin rus Riazan Region është zhdukur para disa javësh dhe më pas raportohet se është shitur për metal skrap për një fraksion të vlerës së saj. Zyrtarët po hetonin vjedhjen e urës së metaltë hekurudhore në zonën perëndimore të vendit që ishte shitur për metalin e saj për vetëm 15,000 dollarë.
Zhdukja e mistershme e urës që peshonte rreth 60 ton, ndodhi rreth 200km në juglindje të Moskës dhe u raportua fillimisht nga gazetarja e aktivistja vendore Svetlana Konovalova. Ajo dëshmoi sesi ura e fshatit Skopinsky ishte privatizuar më parë nga hekurudhat por një grup i paidentifikuar njerëzish pretendonin se kishin dokumente që tregonin se ajo nuk i përkiste askujt dhe e kishin çmontuar.
Konovalova kishte raportuar çështjen në polici duke thënë se vjedhësit e urës dhe pronari i saj e njihnin njëri-tjetrin por nuk kishin arritur në një marrëveshje, shkruajnë mediat ruse. Policia kishte konfirmuar se mori denoncimin e zhdukjes së një ure hekurudhore jashtë funksioni, dhe se kishte hapur një hetim kriminal.
Konovalova e përshkruante urën si një konstruksion gjigant i epokës sovjetike, duke shtuar me habi se askush nuk kishte parë operacionin e çmontimit që me siguri kishte kërkuar disa ditë. Rrjeti vendas Mash tha se:
Ura ishte shfaqur në një pikë grumbullimi skrapi dhe se hajdutët kishin marrë 1.3 milionë rubla ($15,000) për metalin. Ura llogaritet të ketë kushtuar 300 milion rubla ($3.5 milionë).
Policia tha për agjencinë TASS se ura ishte jashtë funksioni dhe se përdorej vetëm nga rezidentët si shkurtim për të kaluar mes fshatrave.