Kanye West thuhet se është ndarë nga gruaja e tij, Bianca Censori, disa javë më parë. Të hënën në mëngjes, TMZ pretendoi se çifti ka hasur një pengesë të fortë në martesën thuajse 2-vjeçare dhe ‘ndoshta’ planifikojnë të bëjnë kërkesë për divorc. 47-vjeçari ishte në Tokio ndërsa 29 vjeçarja, udhëtoi në Australi për të qenë me familjen e saj gjatë kësaj kohe të vështirë, u pretendua gjithashtu.
Burime të shumta kanë deklaruar se ata janë ndarë disa javë më parë dhe Bianca është kthyer në Australi për të kaluar kohë me familjen e saj. Nuk dihet ende diçka konkrete se çfarë e parapriu ndarjen apo se cili prej tyre vendosi t’i jepte fund marrëdhënies. Kanye u ka thënë njerëzve të afërt se po planifikon të jetojë në Tokio dhe të divorcohet nga Bianca.
Reperi është parë disa herë duke fluturuar vetëm drejt kryeqytetit japonez. TMZ ka raportuar më parë se reperi ka darkuar vetëm. Në fund të shtatorit, ai ndoqi një ngjarje sportive dhe sërish Bianca nuk dukej gjëkundi, diçka e pazakontë kjo për dyshen e pandarë.
Hera e fundit kur ata u fotografuan bashkë ishte 20 shtatori kur Bianca u pa me veshjet e saj karakteristike të ekspozuara ndërsa bënin blerje. West ka qenë i martuar me Censori që nga dhjetori i vitit 2022. Ata u martuan vetëm një muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian. Kanye ndan katër fëmijë me yllin e “KUWTK”, vajzat North, 11 vjeçe, Chicago, 6 vjeçe, dhe djemtë Saint, 8, dhe Psalm, 5 vjeç.