Një ndër çiftet më të përfolur të showbiz-it shqiptar, është edhe këngëtari i njohur Shpat Kasapi me bukuroshen zeshkane, Selvijen. Ata kanë qënë në qendër të mediave kohët e fundit, pasi ndjekësit i kanë ‘ngacmuar’ shpesh në lidhje me jetën e tyre private. Madje, pak ditë më parë ata i kanë dhënë fund beqarisë, duke e kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, por larg syve tanë. Mesa duket çifti nuk dëshiron ta ‘ekspozojnë’ marrëdhënien e tyre aq shumë në publik.
Ndërkaq, në media nuk kanë munguar tituj lajmesh në lidhje me ardhjen në jetë të një fëmije. Epo, mesa duket kjo gjë ka revoltuar keq Selvijen, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar duke ia bërë një herë e mirë të qartë të gjithëve se asgjë nuk është e vërtetë.
Ja çfarë shkruan ajo:
“Jam zgjuar me urimet që do bëhem nënë! Jam zgjuar me thirrjet e familjarëve që më kanë qortuar se pse nuk u kam treguar atyre se ne presim fëmijë! Se ne kemi anuluar dasmën! Ju lutem portale ndaloni me lajmet e rreme! Ju lutem ndaloni duke përmendur gjënë më të shenjtë që mund të falë Zoti, fëmijën! Ju lutem ndaloni me anulimet e dasmës sa herë që iu kujtohet juve! Çdo gjë që thuhet për ne është thjesht imagjinatë e të tjerëve. Veç unë e Shpati e dimë çfarë do të bëjmë e çfarë jemi duke bërë, e çfarë duhet të tregojmë për publikun. Askush s’ka të drejtë të flasë në emrin tonë. Ndonjëherë dëgjon fjalë për ty që as ti nuk i di për veten tënde. Në vend që të suportoni 1 artist qe ka publikuar këngë të reja, ju suportoni fjalët e tjerëve, pa pasur asnjë bazë e fakt! Zoti u ndihmoftë e ua shtoftë respektin për jetën e të tjerëve”.
Epo, më qartë se kaq nuk mund të kishte!
Kujtojmë se Selvija e ka shprehur në shumë raste dashurinë që ka për Shpatin, duke na ngrohur zemrat me romancën e tyre. Madje, emocionues ka qënë edhe urimi i saj më i fundit për ditëlindjen e partnerit të zemrës. Dyshja na tregon çdo ditë e më tepër, se janë bërë për njëri- tjetrin dhe ne i urojmë një jetë sa më të lumtur!