Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Ndërkohë, duket se çifti Sara-Bardhi ka patur ulje-ngritje, teksa në prime-n e sotëm janë shprehur si më poshtë.
Sara: Unë do t’i përmend të gjiktha pikat sepse aty ka shumë gjëra që duhet t’i sqaroj. Sa i përket palës së tretë që është përmendur shpesh, unë përgjigje nuk kam pritur nga personi i tretë, por kam pyetur produksionin. Në asnjë moment nuk kam qenë konfuze për ndjenjat e mia, por për sakrificat që kam bërë jashtë, ka qenë vetëm respekti dhe për sakrificat e mia doja përgjigje për atë gjë. Unë nuk kam pritur asnjë përgjigje nga ish-i. Do të doja që gjërat të kishin dalë në rendin e duhur. Kam thënë që jam konfuzuar kur jam pyetur se si është ndjerë personi jashtë. Kur kam thënë që është fikur automati, e kam thënë se unë jam njeri, jo një copë guri.
Bardhi: Kemi folur pa lidhje në disa momente. Argumentet që ia dhashë Sarës janë vetëm arsyetime për qasjen ‘mosmirëkuptues’. Në një farë forme doja t’i vendosja disa limite në lidhje që të respektohen më shumë.