Celebrities Gossip Showbiz

“Unë nuk jam parashikues i fatit…”, Meri Shehu përplaset me gazetarin!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Korrespondenti i Top Channel në Londër, Arben Manaj, ishte mbrëmë në një lidhje live me “Top Arena”, ku komentoi fitoren e Anglisë kundër Holandës. Teksa po festonte për fitoren e Anglisë, e cila zyrtarisht është në finalen e “Euro 2024” së bashku me Spanjës, Manaj ka edhe disa rezerva. Sipas tij, Anglia mund të bëjë më shumë se performanca në këtë kampionat.

Meri Shehu: E dëgjoj shpeshherë analistin nga Anglia që e shanë Anglinë, kur fiton Anglia thotë ‘oo fitoi Anglia’, pastaj thotë ‘jo nuk është gjë Anglia’. Anglia do të fitojë kampionatin

Edi Manushi: E thotë Meri Shehu dhe yjet

Meri Shehu: Mbaroi

Arben Manaj: Unë nuk jam parashikues i fatit, po nuk ka problem

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklina Gjolla, ka qenë mbrëmë e ftuar në “Top Arena”, në Top Channel. Ajo është vendosur përballë pyetjeve pikante të moderatores së njohur, Alesia Bami. Kjo e fundit e pyeti nëse është ndarë nga partneri pasi nuk i pëlqenin fotot e saj në “Instagram”.