Aktorja bukuroshe Angelina Jolie ka vendosur që të flas më konkretisht dhe më hapur në lidhje me pjesën e saj të prindërimit. Gjatë një dalje të fundit të saj pasi ka qenë edhe shumë e angazhuar gjatë gjithë kësaj periudhe si pjesë e kastit të filmit më të ri nga ‘Marvel Cinematic Universe’ që quhet ‘Eternals’.
Gjatë intervistës së saj për ‘People’ ajo ka treguar më shumë për pjesën e prindërimit ku edhe ka thënë se mendon që nuk është një prind i përsosur. Angelina ka rrëfyer se ajo vuan nga faji dhe se mund të jetë shumë e ashpër me veten e saj kur bëhet fjalë për mënyrën se si i rrit të gjashtë fëmijët.
Si rrallë herë ajo ka folur në lidhje me familjen e saj. 46-vjeçarja ka pranuar se se ajo rregullisht vinte në dyshim vendimet e saj për prindërimin si nënë beqare që nga ndarja e saj nga ish-burri Brad Pitt në muajin shtator të 2016. Ylli i ‘Maleficent’ është shprehur se:
Unë nuk jam një prind i përsosur në asnjë mënyrë. Çdo ditë ndihem sikur jam më e vetëdijshme për gjithçka që nuk bëj siç duhet. Jam shumë e ashpër me veten, sepse shpesh ndihem: “A po bëj gjënë e duhur? A thashë gjënë e duhur?’ Pavarësisht se herë pas here dyshoja në vetvete, mirësjellja e fëmijëve të mi ka qenë shumë shëruese për mua.
Ajo është nënë e Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox. Rikujtojmë gjithashtu se Jolie luan rolin e Thena-s, udhëheqësen e ‘Eternals’ me bazë në Tokë. Premiera e këtij super filmi që do të mbahet në Londër, mendohet se do të jetë një sukses i padiskutueshëm jo vetëm për shkak të historisë por edhe për shkak të kastit të aktorëve shumë të njohur. Gjatë një interviste aktorja bukuroshe i tha prezantueses Lorraine Kelly se:
Ishte një kënaqësi e madhe, por unë e bëra atë sepse familja e ‘Eternals’ ishte e larmishme dhe gjithëpërfshirëse. Kur pranon një film të ‘Marvel’, nuk e sheh skenarin, kështu që duhet të bësh një hap shumë të guximshëm. Ne dukemi dhe ndihemi ndryshe nga një grup me superheronj, por personazhi im lufton me shëndetin mendor. Ne jemi më njerëzit. Ne përfaqësojmë botën në të cilën jetojmë, ne jemi një familje globale.