Celebrities Gossip Showbiz

“Unë nuk jam bjondja më seksi në histori..”/Margot Robbie dhe pasiguria me trupin e saj në filmin ‘The Wolf of Wall Street’!

I publikuar në vitin 2013, “The Wolf of Wall Street” ishte një nga hitet më të mëdha të vitit dhe, në fakt, çoi në nominimin për Oscar të regjisorit të tij, Martin Scorsese, dhe dy prej aktorëve të tij, Jonah Hill dhe Leonardo DiCaprio. Filmi shfaqi gjithashtu 32-vjeçaren Margot Robbie, e cila pranoi pasigurinë e saj të befasishme për fizikun e saj. Filmi ishte një nga hitet e para të mëdha të karrierës së saj dhe ende nuk ishte e njohur masivisht për publikun e gjerë. Pak kohë pas publikimit të filmit ajo u shpreh në një intervistë se:

Isha e tmerruar se njerëzit do ta shihnin filmin dhe do të mendonin, “Uh! Ajo nuk është mjaft e mirë”.

Një nga të metat, sipas australianes, është se ajo ndjeu se po bëhej “seksi me një ritëm të përshpejtuar”. E ndonëse tashmë konsiderohet si një nga femrat më të bukura të planetit, Margot Robbie nuk kishte besim në fizikun e saj për t’u futur në lëkurën e personazhit të saj, Naomi Lapaglia, e cila është në një lidhje me Jordan Belfort (personazhi i Leonardo DiCaprio).

Isha shumë e vetëdijshme që skenari thoshte: “Bjondja më seksi ndonjëherë”. Është e qartë se nuk jam biondja më seksi në histori.

Dhe përkundër kësaj, filmi i Martin Scorsese nxiti ngritjen e saj në famë, e cila u konsolidua me projekte të tilla si ‘Focus’ (2015) ose roli i saj si Harley Quinn në ‘Suicide Squad’ dhe universin e DC Comics.