E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” ishte Zhaklin Lekatari, e cila momentalisht po përflitet shumë për rolin e saj si opinioniste në Big Brother. Sot Zhaklina ka lënë impenjimin e saj nga Prime i Big Brother për të na treguar eksperiencën e saj në këtë reality-show, opinionet mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhënien e saj me Arbër Hajdarin. Lekatari u pyet mbi karakteristikat e secilit banor sipas këndvështrimit të saj dhe ja se si u përgjigj ajo.
Çfarë mendimi ke për Oltën?
Për mua është një ‘Primadona’, është protagoniste. Ndoshta disa njerëz i bezdis por unë mendoj se asaj i shkon ajo mënyra e të hedhurit të flokëve, mënyra se si thotë ‘skandaloze’, më duket më shumë si teatrale. Unë nuk e shoh Oltën si personazh të ligë, që dëmton njerëzit, që do t’i shohë ata të vuajnë apo të ndihen keq.
Po në lidhje me sjelljen e Teas çfarë mund të na thuash?
‘Madre superiora’ ashtu siç e ka shkruar edhe në Instagramin e vet më duket Tea. Tea është një vajzë inteligjente, por në zhvillim e sipër. Një njeri që ka kapacitet të zbulojë veten e vet, vetëm duhet t’i japë mundësi vetes edhe të dijë të zgjedhë të mirën. Unë mendoj që kur njerëzit janë naivë, ne nuk mund t’i themi atyre bravo ti je i moralshëm, sepse një njeri naiv nuk e di të keqen dhe prandaj nuk e bën të keqen. Ky morali vlen për ata njerëz që e njohin të keqen edhe mund ta bëjnë atë, por zgjedhin mos ta bëjnë të keqen. Ajo është një vajzë që i jeton emocionet e plota pozitive dhe negative dhe ka kapacitetin të zgjedhë edhe ato pozitivet.