Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Sara Karaj ka vetëm pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3” por duket se i ka trazuar paksa ujërat aty. Ajo është akuzuar nga banorët se ka ardhur me synime të qarta, për të ndarë çiftin Ilnisa Agolli-Meriton Mjekiqi. Një gjë të tillë e hodhi poshtë Sara, e cila tha se vetë Ilnisa po e përdor këtë situatë, pasi gjithë javën ka fjetur gjumë.
Ledjona: Sara e ka thënë që nuk dua të dal sikur po ndaj çifte.
Meritoni: Ajo e ka problemin me mua.
Sara Karaj: Unë kurë nuk do e përdorja këtë. Unë jam viktima. Unë kam dalë sikur dua të futem mes tyre. Kjo më ka përdorur mua për të më ulur imazhin. Kur kam hyrë në këtë shtëpi kam mbrojtur ndjenjat mes këtij çifti. Kam dalë edhe kundër Françeskës.
Ilnisa: Po më pas?
Sara Karaj: Po ndihem keq që jam përdorur nga disa njerëz këtu. Nga Ilnisa vetë, për mënyrën se si përdori shoqërinë për të favorizuar çiftin, se ka qenë në gjumë gjithë javës. Ka qenë shumë e qartë që kemi pasur marrëdhënie shoqërore. E ka bërë për të më kërcënuar imazhin. Unë ia kam thënë rikës vetë që nuk hyj mes çifteve për të dalë në prime.
Rike: Ilnisa ndoshta po përdor kartën e xhelozisë.