Ish-pjesëtari i “One Direction”, Liam Payne i ka dhënë fund lidhjes së tij 3-vjeçare me modelen nga Teksasi, Maya Henry. Në një intervistë për Steven Barlett, këngëtari ka konfirmuar se është ndarë nga partnerja e tij vetëm 10 muaj pasi ishte fejuar.
Kur është pyetur se cili është statusi i tij aktual, ai ka shprehur se është beqar. Liam ka fajësuar veten për këtë ndarje, duke u shprehur se është ai që i lëndon njerëzit.
Në këtë lidhje mendoj se jam më shumë i zhgënjyer nga vetja ime që vazhdoj të lëndoj njerëzit. Kjo më mërzit. Nuk kam qenë i mirë me lidhjet. Nuk jam shumë i mirë me to, kështu që duhet të punoj me veten time, para se dikush të lidhet me mua. Në lidhjen e fundit nuk po jepja versionin më të mirë të timin më, nuk po e vlerësoja. Me sinqeritet mund të them se ndihem më mirë jashtë kësaj marrëdhënie. Nuk ndihesha mirë me atë që bëra, por duhej të ndodhte. Duhet ta them se ishte më e mira për të dy ne.
Rikujtojmë, se Liam Payne i propozoi Steven-it për martesë rreth një viti më parë. Artisti ishte vetëm 23-vjeç kur partnerja e tij e asaj kohe, Cheryl mbeti shtatzënë duke sjellë kështu në jetë djalin e tyre, Bear. Payne foli për herë të parë për frikën që përjetoi në momentin që mësoi se do të bëhej baba.