Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Sipas Meritoni, Heidi e ka nxjerr keq Romeon në momentin që ftoi Gracianon tek suita ndërsa Heidi nga ana tjetër është shprehur se nëse Meritoni nuk do ishte mik me Romeon, ajo do e kishta sakatuar. Teksa ka qenë në oborr me disa prej banorëve, ai është shprehur:
Heidi me mua shumë keq. Nuk shkon kështu, unë jam i dashuri i shokut tënd. Më dëgjo mua. Ajo del të shtunën. Me thënë të drejtën unë nuk e kam llogaritur kurrë Heidin, asnjëherë. Unë i kam thënë ti s’ke IQ
View this post on Instagram
Teksa banorët qëndronin jashtë në oborr, Vëllai i Madh u ka vendosur muzikë dhe ata kanë nisur që të kërcejnë. Por në një moment Graciano shkon pranë vajzave dhe merr në krah Françeska, të cilën e hedh në pishinë. Të njëjtin veprim bën edhe Çimi, i cili zgjodhi Erjolën për t’a hedhur në pishinë. Edhe pse Erjola bërtiste ‘jo’ që ai mos t’a bënte atë veprim, Çimi e hodhi në pishinë. Ky gjest nuk i ka pëlqyer moderatores së njohur, pasi teksa banori e tërhiqte drejt pishinës, asaj i dolën pjesët intime.