Botë e Çuditshme Design

Unazë fejese e frymëzuar nga ‘Haribo’

Keni propozuar ndonjëherë kur keni qenë fëmijë me ëmbëlsirat Haribo në formë unaze?!

Tani, ju mund të ktheheni pas në kohë dhe ta zëvendësoni atë moment me një unazë të vërtetë të frymëzuar nga ëmbëlsirat shumë të dashura për fëmijë ‘Haribo’. Krijimi i fundit është një unazë fejese me gurë rubini 18 karat me vlerën e një apartamenti.

Marka e argjendarisë me porosi Taylor & Hart ka dizajnuar një unazë të mbështjellë me rubin frymëzuar nga ngjyrat e ëmbëlsirave ‘Haribo’.

Tingëllon çuditshëm ‘një unazë Haribo’, por tashmë ekziston vërtetë dhe ka një pamje shumë tërheqëse dhe më të veçantë nga se jemi mësuar të shohim zakonisht.