Supermodelja e njohur Emily Ratajkowski e cila u nda nga producenti Sebastian Bear-McClard në shtator të vitit 2022, kohët e fundit u shfaq në mediat sociale, për të treguar aksesorët e saj të rinj mahnitës. Në një seri selfiesh seksi topless nga shtrati i saj, Ratajkowski shfaqi unazat të cilat ishin punuar nga diamantet e unazës së saj origjinale të martesës. Bizhuteritë e reja morën emrin “unazat e divorcit”, të cilat ishin ndarë në dy pjesë.
Zgjedhja për të vënë unazën e saj të mëparshme të martesës nuk ishte e rastësishme, pasi Ratajkowski qëllimisht donte të sinjalizonte një deklaratë të guximshme, për të rifituar pavarësinë e saj dhe për të ecur përpara nga e kaluara. Në një video të fundit në TikTok, Emily tha:
Pra, duket sikur shumë zonja divorcohen para se të mbushin 30-vjeçe. Dhe si dikush që u martua 26- vjeçe, u divorcua për pak më shumë se një vit në moshën 32-vjeçe. Unë dua t’ju them se nuk mendoj se ka ndonjë gjë më të mirë. Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh në të 30-at, të jesh ende seksi, ndoshta të kesh pak para, të kuptosh se çfarë të bësh me jetën tënde dhe të gjitha këto. Të kesh provuar këtë fantazi të martesës dhe të kuptosh se ndoshta nuk është gjithçka që imagjinon. Atëherë ju keni gjithë jetën tuaj përpara. Pra, për të gjithë këta njerëz që janë të stresuar për këtë, për divorcin, është një gjë e mirë. Urime! Personalisht më duket elegante të divorcohesh deri në moshën 30-vjeçare.
Ndërkaq, divorci ose humbja e personit të dashur janë gjendje shumë të rënda në kuptimin emocional. Megjithatë, ekziston një truk i cili mund të jetë ndihmë e parë në situata të këtilla. Hulumtimet tregojnë që janë të nevojshëm vetëm 90 sekonda që nga një gjendje shpirtërore të kalojmë në një gjendje tjetër. Natyrisht, kjo nuk është kohë e mjaftueshme për të gjetur zgjidhjen e përhershme, mirëpo në afat të gjatë ky truk ka sukses. Në të vërtetë, kur gjendemi në situata të vështira, në vend që të mendojmë për gjëra të bukura, truri ynë vazhdimisht mbushet me mendime negative të cilat vetëm sa e rëndojnë procesin.