Së fundmi fansat e këngëtares legjendare Cher po spekulojnë se 76-vjeçarja është fejuar me të dashurin e saj gjatë festës së Krishtlindjes. Cher postoi një foto në Twitter në mëngjesin e Krishtlindjeve të asaj që dukej se ishte një unazë fejese me diamant. “Jam pa fjalë, Alexander, A.E”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos. Ndjekësit e artistes menjëherë u bënë kurioze se mos së shpejti ka ndonjë dasmë në ‘horizont’.
Si përgjigje, këngëtarja ripostoi të njëjtin imazh një orë më vonë me një mbishkrim të ndryshëm: “Unë e postova këtë sepse thonjtë e tij janë kaq të lezetshëm”, tha ajo. Disa burime të afërta me artisten kanë treguar se ajo është e dashuruar kokë e këmbë me reperin.
I posted this cause his nails are so cool pic.twitter.com/aeUOOy4IIE
— Cher (@cher) December 25, 2022
Rikujtojmë, se së fundmi Cher zbuloi se trajtohet ‘si një mbretëreshë’ nga partneri i saj 40 vjet më i ri. Një fans i kërkoi yllit të muzikës të konfirmonte lidhjen dhe ajo e bëri madje shtoi se ata u takuan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar. Cher zbuloi se ajo dhe Alexander puthen si adoleshentë dhe e duan njëri-tjetrin.
Romanca e çiftit për herë të parë u bë kryefjalë e mediave në fillim të këtij muaji, kur ata u fotografuan të kapur për dore. Alexander më parë ka qenë në një lidhje dashurie me Rose, me të cilën ka djalin 3-vjeçar të quajtur, Slash. Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2018, por u ndanë pas tre vitesh së bashku pasi AE u kap duke tradhtuar modelen 39-vjeçare me disa femra të tjera. Cher, nga ana tjetër ka qenë e martuar më parë me Sonny Bonon nga 1964 në 1975 dhe Gregg Allman nga 1975 në 1979. Ajo ka djemtë, Chaz, 53-vjeç dhe Elijah, 46-vjeç.