Sport

Ultrasit e kërkonin te Milani, Konte: Puna ime vlerësohet plotësisht

Antonio Konte ka shumë përvojë për të rënë në grackën për ta lënë veten të rrëmbehet nga entuziazmi i një rekordi të përkohshëm, por ai gjithashtu di të ushqejë ëndrrat e një vendi si ai i Napolit.

Kështu që i trajton situatat me profesionalizëm. I pyetur mbi situatën e Milanit, trajneri i cili u përfol edhe për pankinën kuqezi u shpreh:

“Kam lexuar për arrestimet, nuk e njoh mirë situatën dhe pa e ditur është e vështirë të shprehem. Më donin ultrasit e Milanit? Unë nuk mund të bëj asgjë për këtë, nëse tifozët më pëlqejnë, unë mundem vetëm të jem i lumtur. Do të thotë që puna ime vlerësohet plotësisht edhe pse kam drejtuar ekipe rivale si Interi dhe Juventusi”.