Film & Tv

Ulje çmimesh deri në 35%, oferta e festave të Nëntorit nga DigitAlb!

Për festat kombëtare të Nëntorit nuk ka se si të mungojë një ofertë e dedikuar nga DigitAlb, platforma televizive e të gjithë shqiptarëve. Për të gjithë abonentët, të rinj apo ekzistues, me ofertën “Red & Black”, DigitAlb ofron ulje çmimesh deri në 35% për abonimet 12 mujore. Pak ditë para ndeshjeve vendimtare të Kombëtares Shqiptare në UEFA Nations League, nxitoni të përfitoni nga kjo ofertë dhe të përjetoni emocionet e këtyre takimeve, njëlloj si në shtëpi, pasi mjafton të keni një abonim aktiv në DigitAlb; Fillestar, Familjar apo Premium dhe mund të shikoni të dy përballjet e Shqipërisë kundër Çekisë dhe Ukrainës.

Janë festat kombëtare të të gjithë shqiptarëve, kudo ata jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Europë, SHBA, Kanada apo Australinë e largët, ndaj edhe DigitAlb si platforma që bashkon të gjithë shqiptarët ka menduar për të gjithë, pasi ulja në abonimet Fillestare, Familjare e Premium 12 mujore vlen për çdo platformë: Tokësore, Satelitore apo Aplikacionin DigitAlbStream, që i mundëson çdo shqiptari të shikojë vetëm shqip, pavarësisht vendit ku ndodhet, në të gjithë botën: https://www.digitalb.al

Kështu pra, çdo abonent zgjedh paketën e abonimit që dëshiron për të ndjekur të gjitha kanalet kombëtare, me Top Channel e TV Klan, ekskluzivisht në DigitAlb, titujt më të fundit nga bota e kinemasë, dokumentarët e filmat për fëmijë, të gjitha vetëm në SHQIP. Për ty që je tifoz e nuk dëshiron të humbasësh asnjë ndeshje të ekipit të zemrës, nga rehatia e shtëpisë, përfito tani nga kjo ofertë me 35% ulje për abonimet Premium 12 mujore dhe shiko e shijo çdo javë spektaklin nga Premier League, LaLiga, Bundesliga, Ligue 1, Eredivisie, etj, si dhe të gjitha ndeshjet e UEFA Nations League, event ekskluziv vetëm i DigitAlb, ku luajnë të gjitha përfaqësueset e kontinentit, bashkë me Shqipërinë e Kosovën. Të gjitha ligat “Oscar”, kampionatet më elitare nga futbolli dhe eventet nga shumësportëshi, të gjithë yjet luajnë në SuperSport.

Kjo ofertë vlen deri më 30 Nëntor!